Flash News

Ditari i Opozitës

Bozdo pranon që ka bërë negociata: Brenda një muaji bashkohemi

Bozdo pranon që ka bërë negociata: Brenda një muaji

Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, fokusi është te bashkimi i demokratëve. Anëtari i Komisioni të Rithemelimit Eno Bozdo ka pranuar se është një prej emrave që ka zhvilluar negociata.

Ai tha për “Dekalog” se bisedimet kanë nisur që pas 6 marsit, para se Basha të largohej nga drejtimi i partisë. Sipas Bozdos, nëse vijohet me këtë ritëm, brenda muajit prill negociatat do të përfundojnë.

Ai dha edhe detaje për mënyrën se si po zhvillohen bisedimet për bashkimin e Partisë Demokratike.

“Që pas 6 marsit negociatat kanë nisur në bazë duke u kërkuar pjesës së PD-së zyrtare t’i bashkohen aksionit të tyre politik. Unë personalisht kam negociuar në dy degë të rëndësishme që morën pjesë në zgjedhjet e 6 marsit, por pa i përmendur ato.

Këto negociata kanë filluar me intesitet në nivelin e degëve. Negociatat vazhdojnë dhe kontaktet nuk pushojnë. Negociohet në dy nivele. Në nivelin e deputetëve negociohet për të arritur një marrëveshje për të arritur një grup parlamentar unik.

Sepse çdo gjë ka ndodhur vetëm grupi parlamentar nuk u shuajt. Sigurisht duke njohur të drejtën e çdo deputeti sepse janë njerëz shumë të rëndësishëm të ruajë bindjen e tij, por pavarësisht se çfarë mendon dikush për Bashën dhe Berishën, a jemi këtu ne për të bërë opozitë?

Unë besoj se në nivel strukture nëse gjërat shkojnë me atë ritëm që ne mendojmë brenda një muaji është e mbyllur totalisht me të gjitha garancitë, me të gjitha kushtet.

Ndërsa në nivelin e deputetëve do ndodhë bashkimi maksimal, por nuk përjashtoj faktin që dikush të mos dëshirojë të mos jetë pjesë e grupit të PD. Por shumica absolute e grupit do jetë bashkë”, tha Bozdo.

 

 

Të fundit