Flash News

Ditari i Opozitës

Bozdo: Prej 45 minutash, gjysma e Tiranës pa drita në këto ditë të ftohta

Bozdo: Prej 45 minutash, gjysma e Tiranës pa drita në këto

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo shkruan në rrjetet sociale se gjysma e Tiranës është pa energji elektrike prej më shumë 45 minutash.

Bozdo i drejton një thirrje OSHEE-së se duhet të riparojë defektin sa më parë, pasi qytetarët duan shërbim sepse e paguajnë energjinë shumë shtrenjtë.

"Prej 45 minutash, thuajse gjysma e Tiranës është pa drita. Në këto ditë të ftohta, energjia e sigurt dhe ngrohja e banesave është primare, dhe jo fjalimet për reformën e (pa)suksesshme në sektorin e energjisë!

I bëj thirrje OSHEE të riparojë defektin sa më parë. Qytetarët duan shërbim sepse e paguajnë energjinë shumë shtrenjtë, ndër më të shtrenjtat në Evropë, edhe kur nuk e kanë!", shkruan Bozdo. 

Të fundit