Flash News

Ditari i Opozitës

Bozdo: Protesta vetëm një hap, aksioni opozitar nuk ndalet deri në largimin e Ramës

Bozdo: Protesta vetëm një hap, aksioni opozitar nuk ndalet deri

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo deklaroi pak para nisjes së protestës së opozitës se kjo e sotmja është vetëm "një hap më tej" në një aksion të gjerë dhe të pandalshëm që synon largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Gjatë një prononcimi për Syri tv, Bozdo theksoi se strategjia opozitare po zhvillohet në disa fronte njëkohësisht.

Sipas deputetit, Partia Demokratike po ndjek një qasje të koordinuar që përfshin veprimin parlamentar, takimet e drejtpërdrejta me qytetarët dhe protestat masive.

"Ne vazhdojmë përpjekjet tona opozitare në të gjitha frontet," tha ai, duke përmendur si shembull seancat parlamentare, takimet me grupet e interesit për çmimin e naftës, dhe vizitën e Sali Berishës në Berat për t'u takuar me fermerët. "Komunikimi i Partisë Demokratike vazhdon në çdo front," pohoi ai.

Duke iu përgjigjur skepticizmit të mundshëm mbi efektivitetin e protestave, Bozdo sqaroi se ato nuk duhen parë të shkëputura nga veprimtaria tjetër opozitare. "Protesta është një ndër instrumentet që ne po përdorim," u shpreh ai.

"Ndoshta protestat në vetvete nuk mjaftojnë, por kjo përpjekje e përgjithshme, sigurisht, do të dalë me sukses." Ai shtoi se aksioni opozitar përfshin gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe komunikimin e vazhdueshëm me publikun.

Bozdo argumentoi se strategjia e opozitës tashmë ka dhënë rezultate, duke pretenduar se opinioni publik dhe ai ndërkombëtar po i kthejnë sytë nga opozita për një zgjidhje. "Opozita sot ka kthyer opinionin publik drejt saj," tha ai. Sipas tij, dokumente ndërkombëtare dëshmojnë se "qeveria është e kriminalizuar dhe korrupsioni bën kërdinë gjithandej".

 

Të fundit