Flash News

Ditari i Opozitës

Bozdo: Protestat janë pjesë e një strategjie të madhe

Bozdo: Protestat janë pjesë e një strategjie të madhe

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo ka folur për aksionin opozitar dhe protestat e paralajmëruara nga PD këtë vjeshtë.

I ftuar në emisionin “Bardh a Zi”, në Abc Bozdo thotë se protestat janë pjesë e një strategjie më të madhe, por shton se ka rëndësi rezultati i zgjedhjeve vendore.

Bozdo: Protesta do të shikoni, por protestat janë pjesë e një strategjie më të madhe. Për ne ka rëndësi rezultati i zgjedhjeve vendore.

Pavarësisht se çfarë thotë Rama që ra shi dhe u mbush rezervuari, PD-ja ka folur për stinë protestash. T’i kalendarosh brenda shtatorit nuk është e drejtë. Ne kemi disa procese të brendshme në PD që kanë të bëjnë me forcimin e strukturave. Qëllimi nuk është të bëj një protestë të madhe dhe pastaj të iki në shtëpi. Problemi këtu është që atë energji që kemi do ta fokusojmë në rindërtimin e partisë.

Të bëjmë protestë për hir të protestës në vetvete do çojë në dështim. Nëse e fut në një strategji më të madhe që është një piano me disa taste dhe krijon një melodi…pianon po e shikoni çdo ditë. Kjo PD që vjen në shtator nuk është një PD që ka ardhur nga normaliteti. Shiko ku jemi pas 6 muajsh. Vula të bën të paturpshëm, por jo legjitim. Ne jemi opozita.

 

Të fundit