Flash News

Ditari i Opozitës

Bozdo: Shqipëria në mëshirë të fatit për çmimin e naftës, asnjë masë nga qeveria

Bozdo: Shqipëria në mëshirë të fatit për

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka ngritur shqetësimin për çmimin e lartë të naftës në Shqipëri, duke theksuar se vendi mbetet më i ekspozuar ndaj luhatjeve të tregut ndërkombëtar.

Në një intervistë për Syri Tv, Bozdo u shpreh se dy janë arsyet kryesore që ndikojnë në këtë situatë: barra e rëndë fiskale dhe mungesa e ndërhyrjes nga qeveria për të lehtësuar çmimet.

Bozdo theksoi se, në mungesë të ndërhyrjeve lehtësuese, qytetarët shqiptarë vijojnë të përballen me çmime të larta të karburanteve dhe pasoja të drejtpërdrejta në koston e jetesës.

"Dy janë arsyet kryesore pse Shqipëria vazhdon ende të jetë, do të thoja unë, në mëshirë të fatit kur vjen puna tek luhatjet e çmimit të naftës, që ndodhin për shkak të krizës në Iran. Arsyeja e parë është që Shqipëria në vetvete ka një çmim shumë të lartë të çmimit të naftës, krahasuar kjo me, jo vetëm me vendet e tjera të rajonit, se me vendet e rajonit e kemi 30 deri në 40% më, më shtrenjtë. Pra, është një sasi e madhe, diferencë e madhe, por edhe me vendet e Bashkimit Evropian. Pra, taksat që rëndojnë janë të jashtëzakonshme.

E dyta dhe më kryesorja dhe është, sepse qeveria, është arsye politike tashmë, jo arsye gjeo-strategjike. Qeveria nuk ka absolutisht asnjë lloj dëshire për të ndërmarrë veprime konkrete për ta relaksuar çmimin, për ta ulur çmimin", tha Bozdo.

Të fundit