Flash News

Ditari i Opozitës

Bozdo: Situata në PD do zgjidhet brenda një ose dy muajsh

Bozdo: Situata në PD do zgjidhet brenda një ose dy muajsh

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Enno Bozdo deklaron se situata brenda Partisë Demokratike do të zgjidhet brenda një ose dy muajsh.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’, Bozdo thotë se për këtë ka vetëm një zgjidhje, largimi i Lulzim Bashës, i cili deri tani refuzon të japë dorëheqjen, ndonëse shumica e deputetëve të PD i kanë kërkuar dorëheqjen.

“Situata në PD do zgjidhet brenda një ose dy muajsh. Për selinë që mban siglën, Berisha është i përjashtuar dhe i kanë hequr anëtarësinë. Për këtë nuk duhet marrë në konsideratë, pasi e konsideron zero. Më duket qesharake që të mblidhet një trupë që duhet të ikë Basha por edhe Berisha.

Ka vetëm një zgjidhje, e kam thënë 6 muaj dorëheqja e Bashës, hapja e garës me lista dhe një anëtar një votë. Demokratët do zgjedhin komandantin e tyre për betejë. Demokratët duhet të mblidhen bashkë.

Mund të fitojë Berisha , ose kandidaturë e tretë. Ata që duhet ta zgjedhin janë dmeokrattë. Ata e dinë kush është Basha, apo Berisha. Demokratët janë njerëzit më politikë që kam njohur. Ne mund të vendosim të ikim nga PD. Zgjedhja është e tyre”, u shpreh Bozdo. 

Të fundit