Flash News

Ditari i Opozitës

Bozdo takim me demokratët në Berat: Çdo opozitar duhet t'i konsiderojë zgjedhjet 2025 si vendimtare për Shqipërinë

Bozdo takim me demokratët në Berat: Çdo opozitar duhet t'i

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Beratit, Eno Bozdo ka zhvilluar takime me strukturtat në Velabisht.

Përmes një postimi në Facebook, Bozdo shkruan se gjatë takimit u diskutua për vijimësinë e aksionit opozitar dhe rëndësinë e zgjedhjeve të vitit 2025 për të ardhmen e Shqipërisë.

Postimi:

Çdo regjim, sado i dhunshëm të jetë, e ka një fund. Sepse regjimet përmbysen atëherë kur arroganca e tyre, dhuna e tyre, shtypja e tyre, korruptimi i tyre janë në maksimun”, u velerësua gjatë këtij takimi.

Takim me kryesinë e Grupseksionit Velabisht, sëbashku me zt. Shyqo Dura, zt. Kasem Mahmutaj, zt. Zija Ismaili, zt. Olti Merdari dhe zt. Kreshnik Zhopi.

- Në takim u diskutua për organizimin e strukturave të Partisë Demokratike në Berat, si dhe për situatën politike dhe vijimësinë e aksionit opozitar.

- Çdo demokrat, çdo opozitar duhet t'i konsiderojë zgjedhjet 2025 si vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë. Çasti historik imponon bashkimin sa më të gjërë në një front të vetëm kundër regjimit.

- Tutje presioneve për blerjen apo manipulimin e votës, siç po ndodh edhe në Berat, është detyrë e demokratëve të përcjellin mesazhin e shpresës dhe të ndryshimit te shqiptarët. Ne do të rezistojmë dhe do të fitojmë.

- Çdo regjim, sado i dhunshëm të jetë, e ka një fund. Sepse regjimet përmbysen atëherë kur arroganca e tyre, dhuna e tyre, shtypja e tyre, korruptimi i tyre janë në maksimun. Ky është rasti i Shqipërisë.

Partia Demokratike do të fitojë! Mesazhin e fitores duhet ta përcjellim pa rreshtur tek çdo shqiptar!

Të fundit