Flash News

Ditari i Opozitës

Bozo tek listat e PS, Haxhinasto: Është pozitive, por shoh edhe një problem

Bozo tek listat e PS, Haxhinasto: Është pozitive, por shoh edhe

Për anëtarin e Kryesisë së LSI-së, Edmond Haxhinasto kandidatura për deputete e inxhinieres Luljeta Bozo ka një anë pozitive dhe një anë negative.

Haxhinasto e konsideroi një lëvizje pozitive kandidaturën e Bozos në zgjedhjet krahasuar me njerëzit problematikë. Megjithatë, nga ana tjetër, ai e sheh dhe problematike përfshirjen në strukurat e Partisë Socialiste të disa personaliteteve që sipas tij, nuk kanë lidhje më këtë forcë.

“Kjo ka dy aspekte. Nga njëra anë, pozitive që njerëz me integritet si Luljeta Bozo të kenë angazhime të tilla, shumë herë më mirë sesa njerëz problematikë që skualifikohen nga Vetting-u, por shoh edhe një problem: po përfshihen njerëz që nuk i përkasin strukturave të PS dhe nuk kanë lidhje me të. Ky ëshë një problem serioz për PS.” tha Haxhinasto në Vizion Plus.

I pyetur se cilat qarqe synon LSI në këto zgjedhje dhe ku do të jetë më e fortë beteja politike, Haxhinasto pohoi se:

“Ne kemi gjithmonë një përqasje të përgjithshme ndaj elektoratit dhe nuk jemi selektiv. Nuk jemi parti rajonale apo mbi baza të tjera. Kemi synimin që të përfaqësojmë sa më denjësisht qytetarët shqiptarë në çdo skaj të vendit”.

Të fundit