Flash News

Ditari i Opozitës

Braimllari paralajmëron PD-në: Nëse përmend LSI-në, do ketë përgjigje të ashpër. Pa ne Basha s’do ishte kryetar

Braimllari paralajmëron PD-në: Nëse përmend LSI-në, do

Pas trazirave të krijuara në kampin blu, PD-ja de LSI-ja fillua n të përfshihen në një debat të gjerë lidhur me mandatet që demokratët pretendojnë se i kanë premtuar LSI-së.

I ftuar në studion e ABC News, nënrkeytari i LSI-së Endrit Braimllari paralajmëroi Partinë Demokratike se nëse edhe njëherë përmendin LSI-në, do të marrin një përgjigje më të ashpër.

“Ne kërkonim të bashkëpunonim kundër keqqeverisjes. LSI e ka treguar që ka përgjegjshmëri në vendimmarrje. Ne kërkuam kohë për të marrë vendimet. E kuptoj stresin e PD. Janë futur në cep të ringut dhe nuk dalin dot. Bardhi artikuloi një mesazh të Lulzim Bashës. Ne i kemi thënë tekstualisht që nëse përmendin LSI do kenë përgjigje të drejtpërdrejtë, edhe më të ashpër. Unë kam dorëzuar në KQZ regjistrimin e LSI. PD-së nuk i është kërkuar asgjë më shumë se të përcaktojnë detyrimet si parti që nuk bllokon proceset në vend. Del e deklaron që ne nuk mund të shkonim sepse KQZ nuk u mblodh. Nëse do kishte vullnet pozitiv mund të regjistrohesh. Kjo tregon papërgjegjshmërinë e tyre dhe tendencën e tyre për të vendosur do institucion në kolaps”, u shpreh Braimllari.

Braimlllari tregoi se nëse LSI-ja nuk do të kishte patur një qëndrim korrekt dhe të qartë kundrejt Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk do t’i kishte fituar zgjedhjet e vitit 2017.

“Ne kemi përcaktuar qëndrimin tonë në opozitë. Një LSI e vendosur qartazi kundër Lulzim Bashës në vitin 2017, Basha nuk do kishte shanse të konfirmohej në krye të PD. Ai rriti rolin për të mbyllur pazaret e tij me Edi Ramën”, tha Braimllari.

Të fundit