Flash News

Ditari i Opozitës

Braktisi Bashën pas vendimit të Apelit për Vulën? Çollaku: Isha dhe jam deputet i PD

Braktisi Bashën pas vendimit të Apelit për Vulën?

Deputeti i PD Kreshnik Çollaku komentoi vendimin e Gjykatës së Apelit që vendosi që vula e PD ti jepet Sali Berishes.

 I ftuar në News24, ai ka folur edhe në lidhje me faktin nëse ka braktisur apo jo Lulzim Bashën pas vendimit të Apelit, ku tha se nuk ka lëvizur në asnjë moment nga identiteti i tij politik.

“Isha dhe jam deputet i PD. Me statusin në rrjetet sociale konfirmoja këtë gjë. Komentet dhe kuptimet e keqkuptimeve vërshuan po braktis këtë apo po shkon atje.
Dua të sqaroj se unë nuk kam lëvizur në asnjë moment nga identiteti im politik. Jam student i dhjetorit dhe themelues i PD.
Nuk ka braktisur askënd por kam refuzuar të gjithë ata që më kanë kërkuar që të lë PD-në.
Kam deklaruar se do jem aty ku është sigla e PD.
Duhet paraqitur një projekt bashkimi. E kemi të pamundur fitoren pa bashkuar demokratët dhe pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë", tha deputeti. 

Të fundit