Flash News

Ditari i Opozitës

Bregdeti dje pa energji elektrike, Vasili: Turistët duan kushte, jo selfie të ministrit

Bregdeti dje pa energji elektrike, Vasili: Turistët duan kushte, jo selfie

Zona bregdetare e Jalës dhe Vunos ka qenë disa orë ditën e djeshme pa energji elektrike, situatë kjo që vjen në kulmin e sezonit turistik.

Për këtë situatë ka reaguar dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

“Ne Jal dhe Vuno, qe dje pa energji elektrike. Kulmi i sezonit turistik dhe Bregdeti i jugut perballet me nderprerjet e energjise elektrike. Dhe thone keta karagjozet e qeverise kemi marre te gjitha masat na dhe del Ministri i Brendshem takon turistet e huaj neper porte e aeroporte.

Turistet duan kushtet minimale nuk duan selfiet e ministrave te Rames. Po ky Rama ka ndonje gje per te thene, apo kur shkon ai ne bregdet ja bejne dermanin dritave.

Keta jane vetem per llafe, per propagande dhe per genjeshtra se punes i vijne anash. Kesaj mrekullie te perendise si Jali as dritat nuk ja shpien”, shprehet ai në Facebook.

Të fundit