Flash News

Ditari i Opozitës

Brenda mbledhjes së grupit, Boçi: U negociua nga anëtarët, pati debat politik me Berishën

Brenda mbledhjes së grupit, Boçi: U negociua nga anëtarët,

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka dhënë detaje nga mbledhja që u mbajt sot në selinë blu. Boçi u shpreh se mbledhja e grupit u negociua nga vetë anëtarët.

Për ABC News, Boçi tha se mbledhja e sotme, pas mbledhjeve që sollën dorëheqjen e Lulzim Bashës, konkludoi në një akt bashkimi.

“Mbledhja ishte sot pas shumë mbledhjesh që konkluduan me dorëheqje. Akt i fortë bashkimi. Jo thjesht e iniciuar nga Alibeaj. Po e negociuar nga grupi parlamentar. Kërkesa e grupit nuk mund të refuzohet nga drejtuesi. Detyrim nga pjesa e grupit, akt bashkues. Retorika është më lart sesa aktet. Do pasohet nga akte të tjera”, tha Boçi.

I pyetur rreth asaj se çka u diskutua me ish-kryeministrin Berisha, Boçi tha se ishte një bisedë në forë debate pa dalë nga korniza politike.

“Biseda në formë debati ishte brenda kornizës politike dhe korrektesës së retorikës së përdorur. Themi që u krye një ritual i domosdoshëm i përcaktimit të pozicionimeve dhe të një opinioni që ekziston”, shtoi Boçi.

Të fundit