Flash News

Ditari i Opozitës

Bufi merret e pandehur nga SPAK, Bardhi: Kriminelja elektorale do të përballet me pasojat

Bufi merret e pandehur nga SPAK, Bardhi: Kriminelja elektorale do të

Kreu i grupit parlamengta të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Mjalinda Bufi, kryebashkiakja e Roskovecit, u mor e pandehur nga SPAK.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se më në fund kriminelja elektorale do të përballet me pasojat e krimeve dhe shkeljeve të saj.

“Lajm i mirë për qytetarët e Roskovecit!

Më në fund kriminelja elektorale Majlinda Bufi, do të përballet me pasojat e një pjese të krimeve të saj. Marrja e pandehur për krime elektorale është vetëm një prej shkeljeve të shumta të kryera prej saj në ushtrimin e detyrës si Kryetare e Bashkisë së Roskovecit. Kriminelja elektorale Bufi i bashkohet kështu kryekrimeneles elektorale Balluku, duke u konfirmuar ajo që kemi thënë prej ditës së parë se në Fier, Partia Socialiste u shndërrua në një bandë elektorale të mirëfilltë e dirixhuar nga Belinda Balluku.

Fillim i mbarë, por i pamjaftueshëm!”, shkruan Bardhi.

 

Të fundit