Flash News

Ditari i Opozitës

"Bullgaria, një shembull", Paloka: Shqiptarët duhet të reagojnë vetë, jo të presin thirrjen e Berishës

"Bullgaria, një shembull", Paloka: Shqiptarët duhet të

Deputeti demokrat Edi Paloka ka shprehur shqetësimin për mungesën e reagimit qytetar ndaj zhvillimeve politike dhe ekonomike në vend, duke e krahasuar situatën në Shqipëri me protestat e forta që kanë shpërthyer së fundmi në Bullgari për rritjen e taksave.

“Shikoni çfarë ndodh në Bullgari apo vende të tjera, madje edhe në shtete si Bangladeshi që s’e njohin demokracinë as teorikisht. Atje populli ngrihet për taksa, për të drejtat e veta,” u shpreh Paloka, i ftuar në News 24. 

Ai tha se qytetarët shqiptarë nuk duhet të presin thirrje nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, për të dalë në protestë. “Nuk është Berisha ai që duhet t’i thërrasë shqiptarët, por shqiptarët duhet të thërrasin Berishën,” deklaroi Paloka.

Paloka kritikoi apatinë qytetare, duke theksuar se reagimet vijnë vetëm “kur eskavatori shkon të shembë shtëpinë”.  

Të fundit