Flash News

Ditari i Opozitës

Bumçi flet pas shkarkimit: Ringritjen e PD nuk e ndal më njeri, shumë shpejt një front opozitar i jashtëzakonshëm

Bumçi flet pas shkarkimit: Ringritjen e PD nuk e ndal më njeri,

Një ditë pasi u shkarkua nga Kryesia, Aldo Bumçi ka deklaruar se Kuvendi i datës 11 dhjetor ishte një ringritje e PD. Ai u shpreh se shumë shpejt do të krijohet një frint opozitar i fortë, duke theksuar se ringritjen nuk e ndal dot askush. Bumçi, i cili ka dalë në krah të Sali Berishës tha për "A2 CNN" se kjo që po ndodh në PD, do të bëhet dhe në Shqipëri.

“Ata njerëz i dhanë shpresë Shqipërisë për të ardhmen. Kjo energji erdhi dhe u mblodh në stadium edhe në një ditë të pafavorshme moti. Me mijëra njerëz, deri në 9 mijë, veç delegatëve kishte dhe anëtarë. Kjo është një ringritje e PD brenda 3 muajve.

Ajo mbledhje me entuziazëm tregon shenjën e kohërave më të mira të PD. Kemi një ringritje të PD që nuk e ndal më njeri. Në një kohë të shkurtër do të krijojmë një front opozitar të jashtëzakonshëm. Këtë që e bëmë me PD ta bëjmë edhe me Shqipërinë”, tha Bumçi.

Ky i fundit shtoi se kryedemokrati nuk ka çfarë t'iu ofrojë shqiptarëve, duke theksuar se ai nuk ka arritur të fitojë as me protesta dhe as me marrëveshje.

“Basha nuk ka se çfarë të ofrojë më, nuk ka një projekt të ri. Shqiptarët e kanë ndjekur në protesta dhe nuk ka arritur fitoren as me protesta dhe as me marrëveshje. Kjo është të bëhesh qesharak. Nga shtatori, Basha nuk mund të fshihej si struci, por mund të votëbesohej”, u shpreh Bumçi.

 

Të fundit