Flash News

Ditari i Opozitës

Bumçi: Ka mungesë besimi ndaj Bashës, futi partinë në zgjedhje në kohë të papërshtatshme

Bumçi: Ka mungesë besimi ndaj Bashës, futi partinë në

Ish-deputeti Aldo Bumçi beson se PD ende nuk e ka kaluar vijën ku nuk ka kthim pas ndërsa theksoi se hapësira e mbetur po ngushtohet.

I ftuar në Report tv, Bumçi shprehet se humbja e zgjedhjeve për herë të dytë ishte arsyeja që krijoi këtë situatë në PD, edhe pse mori shkas nga largimi i Berishës.

Bumçi deklaroi se Basha e futi partinë në zgjedhje në një kohë të papërshtatshme, duke lënë mënjanë masakrën zgjedhore.

Tre javë pas zgjedhjeve nuk kishte mundësi të prodhohej një proces normal, as kandidatura, as kohë për reflektim të një partie, dhe demokratët për inerci nga një palë zgjedhje që besonin se do i fitonin, ku prisnim që Basha të ishte kryeministër, nuk është e lehtë të kalosh nga personi që doje të ishte kryeministër, ndodhi dhe masakra zgjedhore, të kalosh në largimin e tij. Kërkonte një proces më afatgjatë, një analizë, dhe prodhimin e kandidaturave që do konkurronin Bashës.

Futja e partisë në zgjedhje në një kohë të papërshtatshme, çfarë ishte lënia e masakrës zgjedhore dhe një proces që nuk të legjitimon edhe pse formal. Ringritja e saj në 97 lidhet me Berishën. Të gjitha karrierat pas vitit 1997, kanë bekimin e Berishës.

Në 2004 Berisha krijoi një hapje për ata që ishin larguar. Basha duhet ta pranojmë që dalloi me prezantimet publike, fitoi një zonë jo të lehtë në Tiranë, kishte përballë Ahmetajn, që është një njeri me përvojë. Basha fitoi në një zonë të vështirë. Drejtoi ministri të rëndësishme. Në 2013, Basha ishte kryetar i PD i Bashkisë së Tiranës. Kishte bërë një betejë me Ramën ku Tirana u nda përgjysëm. Basha tregoi vlera dhe në 2013, demokratët e mbështetën.”-tha Bumçi.

Të fundit