Flash News

Ditari i Opozitës

Bumçi: Këlliçi theu censurat, po e drejton ai debatin në Tiranë, jo qeveria

Bumçi: Këlliçi theu censurat, po e drejton ai debatin në

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi u shpreh se sot fushatën e Tiranës për zgjehdjet vendore të 14 majit, e drejton opozita.

I ftuar në studion e Euronews Albania, Bumçi tha se Këlliçi arriti të thyente censurën duke rivendosur axhendën, pavarësisht mediave që kontrollon qeveria.

Ai shtoi se Këlliçi ka marrë në dorë drejtimin e debatit në Tiranë, dhe jo qeveria.

“Në Tiranë garon Këlliçi. Sot fushatën e Tiranës e drejton opozita me temat e saj, urbani falas, me gjithë drejtimin e mediave që ka qeveria. Axhendën e ka vendosur Këlliçi, për herë të parë u thye censura dhe doli që 70 mijë banorë në Astir ishin pa kopsht, pa shkollë, pa çerdhe, njësoj edhe tek Liqeni i Thatë. Ku i ka çuar 41 mln euro që na i mori të gjithëve. Në Tiranë po e drejton Këlliçi debatin jo qeveria”, tha Bumçi.

Të fundit