Flash News

Ditari i Opozitës

Bumçi: "Non grata" e Berishës ka rënë, mund të ftohet për vizitë në SHBA

Bumçi: "Non grata" e Berishës ka rënë, mund

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi deklaroi i bindur se “non grata e Sali Berishës ka rënë”.

I ftuar në A2 CNN, ai shtoi se kreu i Partisë Demokratike mund ta vizitojë Amerikën sepse u zgjodh zëvendëspresident i organizatës më të madhe të qendrës së djathtë ku është Partia Republikane.

“E njëjta gjë ndodhi në Amerikë. Sa çështje iu hapën Trumpit para zgjedhjeve? 92 akuza penale. A ju hoq emrin nga fleta e votimit? Gjykata e Lartë i ktheu emrin. Po e lëmë atentatin për ta vrarë. Pra, këtu kishte një projekt për të shkatërruar demokracinë.

Administrata e re nuk ka më izolim të Partisë Demokratike. Kemi pasur vizita të nivelit të lartë. Janë dy dëgjesa që janë bërë në Kongresin Amerikan ku kanë qenë deputetët tanë. Dëgjesa që janë bërë me nxitjen tonë dhe po përmend të fundit para pak ditësh. Nga dëgjesa u përmend qeveria teknike si zgjidhje për Shqipërinë për shkak se nuk ka zgjedhje të lira, për shkak se krimi ka ndërhyrë në zgjedhje, për shkak se drejtësia ka ndërhyrë politikisht duke ndjekur drejtuesit politik të opozitës.

Kjo administratë e re tani dhe Kongresi në dy dëgjesa kanë dalë dhe kanë bërë një skaner të kësaj drejtësie. Dhe zoti Berisha u zgjodh zëvendëspresident i organizatës më të madhe të qendrës së djathtë ku është Partia Republikane. A mund të zgjidhet një person që amerikanët nuk duan? Non grata ka rënë. E ke deklaratë para zgjedhjeve të Departamentit Amerikan të Shtetit që zoti Berisha mund të ftohet dhe të vizitojë Amerikën. Pse u zgjodh zoti Berisha?

Marrëdhëniet janë rikthyer, kemi kontakte në nivelet më të larta dhe fakti që sot flitet për narkoshtet dhe nuk ke takime me Ramën, tregon që faktet e opozitës dhe zëri i opozitës ka shkuar nivelin më të lartë”, tha Bumçi.

 

 

Të fundit