Flash News

Ditari i Opozitës

Bumçi për Politiko: Nuk ka probleme në seli, u njoh vullneti i Kuvendit të 11 Dhjetorit

Bumçi për Politiko: Nuk ka probleme në seli, u njoh vullneti i

Pas certifikimit të Kuvendit të 11 Dhjetorit, kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, u shpreh se do të ankimonte vendimin duke e cilësuar atë një vendim pa prova dhe fakte.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Aldo Bumçi, tha për “Politiko” se në dijeninë e tij të gjithë e kanë pranuar vendimin dhe aktualisht në parti dhe në seli, nuk ka probleme.

“Mesa kam dijeni të gjithë e pranojnë. Është vendim i vonuar dhe i provuar. Kuvendi, referendumi, rezultati i 6 Marsit. Nuk di të ketë probleme tashmë as në seli. Nuk ka më probleme në seli çështja është e mbyllur. Është njohur vullneti i shumicës në Kuvendin e 11 Dhjetorit. U zgjidh një pjesë e krizës, por PD është projekt për t’u ndërtuar”, tha Bumçi.

I pyetur nga gazetari Alfred Lela lidhur me Kuvendin Kombëtar të 30 Prillit, Bumçi u shpreh se është bërë një ndryshim për shkak se nuk ishte parashikuar një situatë e tillë.

“30 Prilli qëndron. Ngjarjet rrodhën shpejt, nuk e parashikonim. Kur i morëm vendimet ishim brenda vullnetit të shumicës. Kemi bërë ndryshim në afatet e zgjedhjeve të seksioneve, grup-seksioneve, kryetarët e degëve. Afatet janë shtyrë deri në fund të muajit Prill”, tha Bumçi.

Të fundit