Flash News

Ditari i Opozitës

Bumçi: Përndjekje politike ndaj Berishës që Rama të fitojë përsëri zgjedhjet

Bumçi: Përndjekje politike ndaj Berishës që Rama të

Anëtari i kryesisë së PD, Aldo Bumçi, ka folur për vendimin e GJKKO ndaj kryedemokratit Sali Berisha.

I ftuar në Syri TV, Bumçi është shprehur se opozita dhe lideri i saj është në një sulm të paprecedentë nga qeveria dhe drejtësia e kapur nga Rama.

Sipas tij, ky sulm i cili ka vetëm një qëllim që është qëndrimi në pushtet e kësaj mazhorance të korruptuar.

"Mendoj që çdo qytetar edhe ata që janë me bindje të majta, nuk ka njeri që mund ta lexoj në një formë tjetër atë që po ndodh në Shqipëri se sa goditja e kundërshtarit politik për të fituar përsëri zgjedhjet.

Të arrestosh kryetarin e opozitës  është një lajm tepër i rëndë, ky lajm nuk vjen i izolua pasi vitin e kaluar kemi parë një përshkallëzim të sulmit ndaj opozitës ku tre dit përpara zgjedhjeve ju mor emri dhe logoja ku u cenuam në shumë përparësi që na jep procesi i zgjedhjeve.  Kryeministri shqiptar i bënte thirrje popullit që nëse nuk voton PS mos dilni në zgjedhje, thirrje kundër votimeve që është dënuar dhe nga OSBE-ODIHR.

U mohuan të drejtat themelore të opozitës në parlament, ne nuk ngremë dot komisionet hetimore dhe KE e thotë që parlamenti nuk kryen dot funksionin e saj të kontrollit dhe më tej ky sulm i përshkallëzua me fillimin e përndjekjes politike ndaj Berishës dhe më pas me arrestimin e tij", tha Bumçi.

Të fundit