Flash News

Ditari i Opozitës

Bumçi: Primaret, ngjarje e veçantë. Pjesëmarrja më e lartë se në 2023-in

Bumçi: Primaret, ngjarje e veçantë. Pjesëmarrja më

Ish-deputeti, Aldo Bumçi e ka cilësuar procesin e Primareve në PD një ngjarje e veçantë ku pjesëmarrja ishte më e lartë se në vitin 2023.

Në një intervistë në Ora News, Bumçi shtoi se PD u vu në një sulm nga rrjeti i Sorosit. 

Bumçi: Primaret janë një ngjarje e veçantë sepse ne nuk jemi mësuar në Shqipëri që të zhvillohen gara të vërteta brenda një partie.

Një ngjarje e vërtetë ishte në kamera, me vëzhgues dhe tregon një forcë politike që kaloi vite të vështira të një projekti për ta shkatërruar këtë forcë.


Dhe sot 51 mijë anëtarë, kjo është pjesëmarrja më e lartë, më e lartë se në vitin 2023 çfarë tregon se ka besim shumë më të madh në fitore.

PD ishte në një sulm kriminal e të turpshëm në mes të Europës, siç është vërtetuar tashmë edhe nga Kongresi Amerikan nga DASH të cilët kanë nxjerrë në pah sesi fondet e USAID, sesi rrjeti i Soros dhe MCgonigal janë përfshirë në një sulm kundër PD.

PD u vu në një sulm që kishte mbulesën e qeverisë amerikane, institucioneve amerikane por i shërbenin Edi Ramës dhe rrjetit që e mbështeste në Amerikë.

Të fundit