Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Bumçi shpjegon hetimet: Ramës do t’i konfiskohen dhuratat nga FBI
Ish-deputeti demokrat, Aldo Bumçi deklaroi se sipas vendimit të jurisë së madhe në SHBA, është kërkuar që ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal t’i konfiskohen komunikimet që ka pasur me kryeministrin Edi Rama dhe njerëz pranë qeverisë.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bumçi nënvizoi se gjithashtu është kërkuar që McGonigal-it t’i konfiskohen paratë dhe dhuratat që ka marrë.
“Në vendimin e jurisë së madhe, thuhet, të konfiskohet çdo komunikim, i McGonigal me qeverinë shqiptare, përfshirë Edi Ramën, por jo vetëm, edhe njerëz afër qeverisë. Çdo para dhe dhuratë që ka marrë prej tyre.
Nëse konfiskohen bisedat, paratë, dhuratat, çfarë je ti atëherë? Je pjesë e këtij hetimi. Pa Ramën dhe rusin, nuk ka korruptim të tij. Dy çështjet janë, rusi dhe Rama. Rama është 1 milion herë më i rëndë se rusi “, theksoi ai.