Flash News

Ditari i Opozitës

Bumçi: Sot Rama ka më shumë pushtet se Ramiz Alia

Bumçi: Sot Rama ka më shumë pushtet se Ramiz Alia

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Aldo Bumçi, thotë se sot në krye të qeverisë Edi Rama kamarrë më shumë pushtet edhe se Ramiz Alia dikur.

I ftuar në RTV Ora, Bumçi u shpreh se kryeministir ka pqërqendruar të gjtiha pushtete në duart e tij dhe teksa iu referua zgjedhjes së Presidentit të ri, tha se duhej ta zgjidhte opozita.

“Nuk ka qenë kurrë kështu. Të gjitha pushtetet në dorë të Edi Ramës. Sot Rama ka më shumë pushtet se Ramiz Alia në 1991 dhe një hap i vogël drejt normalitetit që të ruante një ekuilibër do të ishte që presidenti ta zgjidhte opozita. Patjetër që duhej të ishte tryezë, por duhej ta zgjidhte opozita si në 2002. Jemi në situatën ku një person ka kapur gjithçka dhe vetëm rezistenca qytetare dhe e opozitës mund ta rikthejë normalitetin”, u shpreh Bumçi.

Të fundit