Flash News

Ditari i Opozitës

Bumçi: Yuri Kim s’mund t’i caktojë kryetarin PD-së, demokratët vendosën në 11 dhjetor e në 6 mars

Bumçi: Yuri Kim s’mund t’i caktojë kryetarin PD-së,

Ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi ka komentuar takimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim sot me Enkelejd Alibeajn, të cilin e njohu si kryetar të komanduar të PD.

Në një intervistë për RTV Ora, Bumçi u shpreh se Kim nuk mund t’i caktojë kryetarin PD-së, pasi demokratët vendosën në 11 dhjetor e në 6 mars.  

“Rëndësi ka vullneti i demokratëve që është shprehur me votën e 11 dhjetorit dhe 6 marsit. Ne jemi shumicë edhe pse nuk kemi pasur logu duke dalë me një diferencë të madhe me kandidatët e Bashës. Kjo është një çështje e vërtetuar dhe është shprehur edhe gjykata më pas. Gjykata na dha të drejtën ligjore për selinë dhe për logon. Ky është edhe vullneti i demokratëve dhe shqiptarëve. Çdo qëndrim tjetër do të thotë të mos respektosh qytetarët e këtij vendi.

Nuk është problem që Yuri Kim takohet me Alibeajn, por është problem që e cilëson si të komanduar. T’i caktosh kryetarin opozitës nuk është aspak demokratike. Nuk ka opozita të emëruar, por është vullneti i lirë i qytetarëve që e vendos një gjë të tillë”, u shpreh Bumçi.

 

Të fundit