Flash News

Ditari i Opozitës

Burgu i Burrelit në listën e Muzeve Kombëtar, komisioni i Ligjeve voton propozimin e Çupit

Burgu i Burrelit në listën e Muzeve Kombëtar, komisioni i Ligjeve

Komisioni i Ligjeve ka votuar propozimin e deputetes demokrate Dhurata Çupi për të përfshirë në listën e Muzeve Kombëtar, Burgun e Burrelit.

Përmes një postimi në Facebook, Çupi shkruan se Burgu i Burrelit është i vetmi burg politik ku kanë vuajtur dënimin shumë figura intelektuale.

“Me propozimin tim si deputete e Matit, listës së Muzeve Kombëtare i shtohet edhe burgu i Burrelit.

Burgu i Burrelit, i vetëm në Shqipëri si burg politik.  Funksionoi nga 1946 deri me 1991.

U burgosën kundërshtarët më të rrezikshëm të regjimit komunist. Elita e vendit e asaj kohe u burgos në burgun e Burrelit. Pjetër Arbnori,

Arshi Pipa, Bedri Blloshmi, Dom Mark Ndoja, Koco Tashko, Todi LUbonja, Sherif Merdani e shumë të intelektualë.

Sot ky propozim u votua ne Komisionin e Ligjeve, uroj edhe në Seancen Parlamentare kur të shqyrtohet te votohet”, shkruan Çupi.

Të fundit