Flash News

Ditari i Opozitës

“Burrat tregohen edhe kur ikin”, Shehi tregon bisedën me Bashën pas 25 Prillit

“Burrat tregohen edhe kur ikin”, Shehi tregon bisedën me

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehu, mendon se opozita duhet të hyjë me një kandidat në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, duke vlerësuar se vetëm kështu mund të jetë e bashkuar.

Në një intervistë për RTV Ora, Shehi u shpreh se e përbashkëta e opozitës dhe aleatëve të saj, është pakënaqësia ndaj kryeministrit Rama. Shehi shprehu kritikat e tij për betejën në PD, duke thënë se luftën që kanë me Ramën, po e bëjnë me njëri-tjetrtin.

“Pakënaqësia ndaj Edi Ramës është kaq e madhe sa që ne mund të mbijetojmë politikisht duke i hipur kësaj lloj mushke. Kjo është diçka që na bashkon. Por nëse përqendrohen votat në një pikë, kjo është mënyra për ta mbledhur dhe zgjedhuar opozitën. Këto fjalët e mëdha që "është dera e hapur", si qenka dera e hapur kur ti do t'ia mbyllësh pjesës tjetër? Ne e kemi raportin me qytetarin, jo me aktivistët tanë. Raportin e kemi me qytetarin dhe betejën e kemi me Edi Ramën dhe njerëzit e tij. Po e bëjmë luftën me njëri-tjetrin, po harxhojmë kaq shumë energji saqë s'po mbetet më për Edi Ramën, po bën qejf ky, po tallet me ne”, tha Shehi.

Në rast humbje, Shehu tha se dikush nga opozita duhet të mbajë përgjegjësi ashtu siç duhet t mbante edhe për 25 Prillin. Teksa i mëshoi skenarit të tij me një kandidat të përbashkët, kreu i LZHK shtoi se një humbje e radhës do krijonte probleme tek opozita.

“Sigurisht që duhet të mbajë, siç duhet të mbante për humbjet e zgjedhjeve në 25 prill, por nuk po mban njeri, ky është realiteti. Unë do t'i ftoja të gjithë kolegët të rimendojnë pozicionet e veta, në një pozicion më të qetë dhe më afatgjatë. Unë do preferoja këtë skemë, është e thjeshtë, esenciale dhe na jep mundësi ta riprodhojmë veten pas një  humbjeje të madhe. Pastaj kush do t'i përdorë zgjedhjet për të treguar që unë peshoj më shumë se pala tjetër, me sa duket ky është halli më i madh, le të vazhdojë të vërë 2-3 kandidatë. Pala tjetër ka shumë avantazhe. Ka inercinë e fitores që pati para disa muajsh, ka shtetin, administratën, paratë, korrupsionin, gjithë forcat e krimit dhe policisë. Një humbje tjetër do krijonte probleme të tjera brenda opozitës. Lodhen njerëzit”, shtoi Shehi.

Shehi u shpreh se edhe pas 25 Prillit, ka pasur komunikim me Bashën, por ky i fundit nuk i ka pëlqyer idetë e Shehit.

“Absolutisht! Kemi diskutuar një herë 4 ditë pas zgjedhjeve i kam thënë idetë e mia që nuk i pëlqyen. Idetë e mia ishin të thjeshta. Ka ardhur dita siç burrat tregohen kur rrinë, burrat tregohen edhe kur ikin. Çdo njeri bën ciklin e vet politik, e tillë është politika me ulje, me ngritje. Ka momente që duhet të rrish, ka momente që duhet të largohesh. Fatkeqësisht ose nuk jam i zoti unë t'i shpjegoj gjërat mirë, nuk është se më dëgjojnë shumë, por realiteti është që po ndodh kjo që po ndodh”, u shpreh Shehi.

Të fundit