Flash News

Ditari i Opozitës

Bushati-Bashës: Erdha në mbledhje të dëgjoj dorëheqjen tënde! Koha për bashkimin e demokratëve

Bushati-Bashës: Erdha në mbledhje të dëgjoj dorëheqjen

Deputeti Helidon Bushati i ka kërkuar Lulzim Bashës që të largohet nga kreu i PD-së.

Sipas tij, sot deputetët morën pjesë në mbledhje grupi që të dëgjojnë dorëheqjen e Bashës nga drejtimi i PD.

Helidon Bushati: Kryetar, është fatkeqësi që sot nuk jemi në shesh së bashku me protestuesit, por këtu duke u marrë me procedura partie. Në vend që të jemi atje për të qarë hallet e popullit jemi këtu duke qarë hallin e karrigeve tona.

Është rasti i parë në historinë tonë që një kryetari partie i kërkohet dorëheqja nga grupi i vet parlamentar.

Me qëndrim tuaj po ndihmoni në agonizimin e partisë dhe po e bën Partinë Demokratike të kthehet ne objekt memesh për lidhjen e pakuptueshme tuajën me karrigen.

Një drejtues që ka humbur beteja dhe gara mund të fitoje betejën kryesore që është beteja për dinjitetin e emrit të tij, nëpërmjet dorëheqjes.

Dorëheqje, por duke ngelur pjesë e zgjidhjes se problemit.

Sot jemi këtu për të dëgjuar një dhe vetëm një gjë...DOREHEQJE.

Kryetar sot ke mundësi të humbësh karrigen e te fitosh dinjitetin dhe respektin e demokratëve.

Është koha te mendojmë për bashkimin e demokratëve. Kjo nuk ndodh duke u mbërthyer pas karriges, kjo ndodh kur secili prej nesh bën hapa pas sakrifikon dhe mendon për ata demokrat ata shqiptare qe presin prej nesh. Sot PD, ka nevoje për një Kuvend Bashkimi.

 

Të fundit