Flash News

Ditari i Opozitës

Butrinti me koncesion, Zhupa: Po bëj gati padinë për në Gjykatën Kushtetuese

Butrinti me koncesion, Zhupa: Po bëj gati padinë për në

Deputetja demokrate Ina Zhupa deklaroi se është duke bërë gati një padi drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për kontratën e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit.

E ftuar në Euronews Albania, Zhupa u shpreh se duhen 28 firma deputetësh që padia t’i dorëzohet Kushtetueses.

“Unë kam nisur një iniciativë të tillë duke përpiluar tekstin e asaj që do të jetë padia në Gjykatën Kushtetuese. Pasi të bëjmë hapin në Gjykatën Kushtetuese duhen 28 firma deputetësh, pra unë e vetme nuk mund ta çoj dot në Gjykatën Kushtetuese dhe besoj se do të marr mirëkuptimin e kolegëve,” u shpreh Zhupa.

Deputetja u shpreh se nëse padia në Kushtetuese nuk funksionon, do t’i drejtohet SPAK-ut dhe instancave të tjera.

Të fundit