Flash News

Ditari i Opozitës

Butrinti/ Zhupa shkresë institucioneve shkencore të vendit: Koha për qëndrim ndaj deklaratave të Richard Hodges

Butrinti/ Zhupa shkresë institucioneve shkencore të vendit: Koha

Deputetja demokrate, Ina Zhupa thotë se është koha që institucionet shkencore të vendit t’u japin një përgjigje zyrtare deklaratave të Richard Hodges, i cili do të menazhojë Parkun e Butrinit.

Zhupa thotë se pikërisht Hodgs, që do të menaxhojë një pasuri të rrallë kulturore dhe historike të Shqipërisë, është ai që vë në dyshim prejardhjen e popullit tonë, ekzistencën e shtetit shqiptar, historinë dhe trashëgiminë kulturore.

Dedeputetja iu ka dërguar kërkesë zyrtare 3 institucioneve, të Albanologjisë, së Historisë dhe të Arkeologjisë, që të japin një përgjigje zyrtare mbi deklaratat e Richard Hodges.

“Në këtë kuadër, në cilësinë e deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, në mbështetje të nenit 8 dhe nenit 10 të ligjit nr. 8550, datë 18.11.1999 “Statusi i Deputetit”, kërkoj nga Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Historisë dhe Akademia e Studimeve Albanologjike, mbajtjen e një qëndrimi zyrtar me shkrim lidhur me:

(I) bazueshmërinë shkencore të deklarimeve të Z. Hodges;

(II) përshtatshmërinë profesionale të këtij personi për mbajtjen e detyrës së anëtarit të Bordit të Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit;

(III) rekomandimet tuaja lidhur me reagimin institucional që duhet të mbajë Ministria e Kulturës, Kuvendi i Shqipërisë etj. ndaj këtyre deklaratave.

Është koha që këto institucione të reagojnë dhe të mbajë qëndrim zyrtar ndaj këtyre deklaratave”, tha Zhupa.

Të fundit