Flash News

Ditari i Opozitës

Buxheti 2023, Berisha: Vjedhja më të madhe që një qeveri u ka bërë ndonjëherë shqiptarëve

Buxheti 2023, Berisha: Vjedhja më të madhe që një qeveri u

Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë ‘Rama’ se po projekton vjedhjen më të madhe ndaj shqiptarëve përmes buxhetit të vitit 2023.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha renditi me shifra se si ka abuzuar me fondet qeveria në pushtet ndër vite.  

“Ky është buxheti i vjedhjes më të madhe që një qeveri i ka bërë ndonjëherë shqiptarëve në historinë e tyre. Për të dokumentuar këto ju bëj me dije qe gjatë viteve 2005-2013 rritja ishte 530 miliardë lekë kundrejt vetëm 400 miliardë që rritja e 9 viteve të vjedhjeve të mëdha.

Borxhi publik që kulmon me vjedhjen më të madhe historike u rrit me 500 mld lekë, në vitet 2005-2013 u rrit me 360 mld lekë. Pra rritja ishte 140 mld lekë më e madhe. Nuk është vetëm kaq sepse ju rritet taksat, rritja e taksave në këto vite shkon mesatarisht 500 mln euro në vit, në total shkon 4.5 mld euro.

Ku shkuan këto para, në qoftë se me 500 mln taksa në vit më pak, me një borxh me tetë vite vetëm 320 mld kundër 520 mld që morët ju, u ndërtuar rrugë, shkolla e objekte arsimore, vepra të përpunimit të ujërave të zeza, Shqipëria digjitale, me dhjetëra rrjete kanalizime ujësjellësash, u dyfishuan rrogat e pensionet, ndihmat ekonomike por çfarë u bë, ku shkuan miliardat tuaja a mund të thoni, ku avulluan ato, rrogat as pensionet nuk u rriten, shqiptarët janë me rrogë më të ulët në Ballkan, asnjë punë tuajën nuk i tregoni dot shqiptarëve në nëntë vite”, u shpreh Berisha në Kuvend.

 

Të fundit