Flash News

Ditari i Opozitës

Buxheti 2023/ Këlliçi parashtron 5 propozime në Kuvend: Kjo nuk është paketë fiskale, por gjobash

Buxheti 2023/ Këlliçi parashtron 5 propozime në Kuvend: Kjo nuk

Kuvendi vijon diskutimet për buxhetin e vitit 2023. Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi tha se paketa fiskale nuk është në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve.

Nisur nga kjo, Këlliçi parashtroi edhe pesë propozime, që konsitojnë në uljen e ngarkesës fiskale, heqjen e akcizës së gazit, TVSH-së për kompanitë që investojnë në energjitë e rinovueshme, ndërsa një thirrje i bëri qeverisë që të dëgjojë ekspertët e fushës.

“Kjo nuk është paketë fiskale, por gjobash. Nuk ndodh në BE që të hartohet një paketë penalitetesh për qytetarët. Propozimet:

Ulni ngarkesën fiskale, çmimet po shkojnë në stratosferë

Mos bëni si gjitholog, dëgjoni ekspertë e fushës dhe qytetarët e këtij vendi

Hiqni TVSH-në për kompanitë që investojnë në energjinë e rinovueshme

Hiqni akcizën e gazit

Ndaloni rritjen e pandalshme të inflacionit

Mundësisht mbajeni një premtim dhe çojeni buxhetin e arsimit në 5.5% siç keni premtuar”, tha Këlliçi.

 

Të fundit