Flash News

Ditari i Opozitës

Buxheti 2023, Meta rendit 6 shqetësime: S’ka mbështetje për biznesin dhe shtresat e varfëra

Buxheti 2023, Meta rendit 6 shqetësime: S’ka mbështetje për

Teksa Kuvendi po diskuton buxhetin e vitit 2023, kryetari i PL-së, Ilir Meta doli në një konferencë për këtë çështje, të cilën ai e konsideroi një situatë dramatike.

Meta e konsideroi një buxhet të vjedhur dhe jo në interes të qytetarëve. Ai evidentoi gjashtë pika për të cilat nuk është dakord me buxhetin e qeverisë. Sipas kryetarit të PL-së, ky buxhet nuk i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të vendit e qytetarëve

1. Ky Buxhet parashikon 1.9 miliard Euro për interesat, shërbimin dhe kthimin e borxhit, pra një buxhet sa për 10 ministri shkon vetëm për të larë borxhet të cilat vetëm janë grabitur nga korrupsioni dhe nuk kanë prodhuar asnjë zhvillim apo tërheqje investimesh.

2. Ky Buxhet nuk jep asnjë mbështetje shtresave më të dobëta ekonomikisht dhe konkretisht:

Jepen vetëm 1.2 miliard lekë shtesë për pensionet ose me një rritje 0.7% që do të thotë vetëm disa qindarka në ditë.

Ndihma ekonomike rritet 10% që do të thotë sërish një qëndrim i turpshëm pasi bëhet vetëm disa qindarka në ditë.

Nuk ka asnjë rritje në pagesat për papunësinë dhe asnjë pagesë mbështetje për shtresat e varfëra lidhur me rritjen e çmimeve.

3. Është skandaloz fakti që buxheti për arsimin bie nga 2.2% të PBB-së në vitin 2022 në 2.1% në vitin 2023.

4. Buxheti për Shëndetësinë bie nga 3.75% të PBB-së në 3.58% të PBB-së, ndërkohë që duhet të ishte e kundërta për shkak të Covidit dhe pasojave shumë të gjëra që ai ka lënë.

5. Goditet biznesi vendas dhe kjo është shumë e qartë me disa vendime siç është

a.10-fishimi i gjobave,

b.Rritja e akcizës së birrës për prodhuesit vendas

c.Është taksa e jashtëzakonshme për prodhuesit privat të energjisë elektrike.

6. Performanca e administratës tatimore dhe zhdukja e miliardave konfimohet sërisht edhe në këtë buxhet pasi niveli i mbledhjes së të ardhurave vazhdon të jetë vetëm 27% te PBB-së duke qënë shumë larg vendeve të rajonit si Bosnja, Serbia, Mali i Zi ku niveli është deri në 45%.

Të fundit