Flash News

Ditari i Opozitës

Buxheti i bashkisë së Tiranës, Braimllari: Veliaj merr 200 mijë euro nga taksat dhe nuk ofron transparencë

Buxheti i bashkisë së Tiranës, Braimllari: Veliaj merr 200

 Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një dalje për mediet u shpreh se kryebashkiaku Veliaj menaxhon një buxhet prej 265 milionë euro në vit nga të cilat rreth 200 milionë euro vijnë nga paratë e qytetarëve të Tiranës dhe në këmbim nuk ofron transparencë.

Mungesa e transparencës dhe llogaridhënies është kthyer në simbol për Bashkinë e Tiranës”, u shpreh ai. Në këto kushte, sipas Braimllarit, në emër të këshilltarëve të Partisë së Lirisë, në Këshillin Bashkiak të Tiranës do i dërgohet kërkesë për informacion mbi të gjitha vendimet e Këshillit Bashkiak të Tiranës për periudhën shtator 2019 – shtator 2023, shoqëruar me procesverbalet e mbledhjeve dhe relacionet e miratuara në komisionet përkatëse.

“Këshilltarët e Partisë së Lirisë angazhohen për transparencë dhe llogaridhënie të plotë përpara çdo qytetari të Tiranës, mbi mënyrën e përdorimit të taksave dhe tarifave që ata paguajnë. Askush nuk duhet të ketë frikë nga transparenca dhe llogaridhënia”, tha Braimllari.

Të fundit