Flash News

Ditari i Opozitës

“Buxheti lë shqiptarët e varfër”, PL depoziton në Kuvend disa amendamente për arsimin. Çfarë parashikojnë

“Buxheti lë shqiptarët e varfër”, PL depoziton

Partia e Lirisë ka shprehur sërish se buxheti i 2023-shit nuk është në interest ë qytetarëve. Nënkryetarja Erisa Xhixho tha se për të tretën herë në tre vitet e fundit, shqiptarët gjenden pa mbështetje në kulmin e një krize. Fillimisht tërmeti, më pas pandemia dhe sot kriza e çmimeve e kanë vënë qeverinë në prova që nuk ia doli t’i kalojë me sukses, u shpreh ajo.

“Ky buxhet nuk parashikon asnjë paketë sociale, duke i lënë shqiptarët e varfër të përballen të vetëm me koston e jetesës që rritet përditë.  Ndërkohë që shqiptarët zhyten në varfëri, qeveria pasurohet.

Sa më shumë rriten çmimet, aq më shumë para hyjnë në arkën e qeverisë për t’u ndarë më pas me klientët e saj. Të braktisur dhe pa asnjë shpresë, të rinjtë dhe intelektualët po marrin rrugët e Europës. Emigrimi masiv i shqiptarëve po zbraz shkollat, duke vënë në rrezik të ardhmen e vendit”, tha Xhixho.

Kjo e fundit depozitoi në Kuvend  amendamentet e PL-së për projekt-buxhetin në sektorin e arsimit, për t’u dhënë studentëve dhe pedagogëve mbështetje.

“Me qëllim plotësimin e kërkesave të drejta të protestës së pedagogëve, kërkojmë rritjen e pagave të tyre 30% këtë vit dhe me premisën që vitin tjetër të rritet 20%, për t’u barazuar të paktën me trajtimin financiar të kolegëve të tyre në Kosovë.

Po ashtu, me qëllim mbështetjen e kërkimit shkencor sipas kërkesave dhe të vetë Sindikatës Kombëtare të Pedagogëve propozohet që në zërin për kërkimin shkencor të shtohet vlera prej 5 miliardë lekë për të arritur të paktën 0.3% PPB.

Studentët janë injoruar, duke u lënë jashtë paketës së rezistencës sociale në 2 aktet normative që ka kaluar kjo qeveri në kuvend.

Ndaj, me qëllim që t’u vihet në ndihmë në kushtet e krizës së çmimeve për një periudhë nga janari –qershor 2023, propozojmë 100 euro mbështetje mujore për studentët. Te mbështeten të paktën sa bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë, shtet që edhe pse me buxhet më të vogël i mbeshtet studentet.

Si Parti e Lirisë e shohim të domosdoshme rritjen e buxhetit të arsimit parauniversitar, me synim kthimin e arsimit në prioritet kombëtar dhe investimin në kapitalin njerëzor, që përbën edhe shtyllën e shoqërisë shqiptare.

Ndaj, për t’u dhënë dinjitetin që u takon mësuesve tanë propozojmë që në zërin shpenzime korrente për arsimin bazë dhe arsimin e mesëm të shtohen gjithsej 1.3 miliard lekë, pra rritja e pagës të jetë 12% .

Propozojmë 350 milionë lekë shtesë që të ribotohen të gjitha librat nga klasa I deri në klasën IX dhe ato të jepen falas për nxënësit. Arsimi duhet të jetë prioritet kombëtar dhe hapi i parë për ta bërë të tillë është financimi i duhur”, tha ndër të tjera Xhixho.

Të fundit