Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bylybashi prezanton raportin e opozitës: Balluku ka kryer 11 herë të njëjtën vepër penale

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi lexoi raportin e opozitës të hartuar pas mbledhjeve të Këshillit të Mandateve në lidhje më kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin e deputetes dhe arrestuar Belinda Ballukut.
Në fjalën e tij, Bylykbashi argumentoi se Kuvendi duhet të japë autorizimin për t’i hequr imunitetin Ballukut, ndërsa evidentoi gjetjet e Prokurorisë së Posaçme, se ish zëvendës kryeministrja ka kryer në mënyrë të përsëritur veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, në bashkëpunim. Dëmi financiar i shkaktuar nga shkeljet e zyrtares, theksoi deputeti i Partisë Demokratike, arrin në 1.1 miliardë euro.
“Prokuroria ka marrë si të pandehur dhe person në hetim deputeten Belinda Balluku se dyshohet se ka kryer në mënyrë të përsëritur, 11 fakte penale, veprën penale shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera kryer në bashkëpunim. Kërkesa është marrë në shqyrtim nga këshilli për Mandatet në mbledhjen e datave 19 dhjetor dhe 23 shkurt, dhe në përfundim të shqyrtimit, 5 anëtarët e pakicës parlamentare, dhe analiza e fakteve dhe rrethanave të çështjes, rekomandojmë që deputetët të votojnë pro për miratimin e kërkesës së SPAK, duke vendosur dhënien e autorizimit për arrestimin apo heqjen e lirisë për Belinda Ballukun.
Dyshohet se ka kryer në mënyrë të përsëritur veprën shkelja e barazisë në tendera kryer në bashkëpunim. Në miratimin e këtij rekomandimi mbajmë në konsideratë, sipas GJK, pika 2 e nenit 73 synon të mbrojë veprimtarinë e vetë kuvendit dhe jo e deputetëve të veçantë. Në këtë kuptim, theksohet edhe qëndrimi i Komisionit të Venecias, sipas të cilit imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal i tyre, por mbrojtja e vetë parlamentit. “, u shpreh deputeti.
Bylykbashi theksoi se Kuvendi ka për detyrë vetëm nëse ekzistojnë kushtet për dhënien e autorizimit për arrestim, dhe se nuk mund të përdoret si “mburojë” për të mbrojtur politikisht një ligjvënës. Ai theksoi se nëse Kuvendi do të mbante qëndrimin që nuk ka nevojë për një masë më të rëndë sigurie, ndërkohë që Prokuroria vërteton të kundërtën, atëherë do të uzurponte kompetencat e pushtetit gjyqësor.
“Në rastin konkret, është detyrë e kuvendit të verifikojë vetë nëse ekzistojnë të gjitha kushtet për dhënien e autorizimit. Kuvendi, në këtë procedurë ka vetëm një detyrë që të sigurojë që deputeti të mos jetë peng i përdorimit abuziv politiko partiak për shkak të veprimtarisë së tij parlamentare. Kuvendi nuk mund të çmojë meritën se cila është masa e përshtatshme për të mbrojtur hetimet. Kjo është kompetencë ekskluzive e pushtetit gjyqësor”, shtoi deputeti.
Ai përmendi provat që ka paraqitur SPAK, krahas kërkesës për arrestimin, duke theksuar se ish zv kryeministrja ka tentuar të intimidojë dëshmitarët përmes personave të fortë dhe zyrtarëve të emëruar prej saj. SPAK, theksoi ai, ka paraqitur 80 prova kundër saj.
Po ashtu, ai përmendi dyshimet e SPAK se ajo rrezikon që të largohet për shkak të pozitës së rënduar penale si dhe rrezikut që mund të kryejë sërish shkelje. Po ashtu, theksoi se ajo rrezikon deri në 35 vite burg, duke marrë parasysh përsëritjen me 11 herë të së njëjtës vepër penale.
“Provohet se ekziston një procedim penal i ligjshëm dhe jemi përpara prezumimit bazik se imuniteti duhet të hiqet se nuk ka pretendim se akuzat ndaj Ballukut janë të motivuara politikisht. Edhe vetë ajo, përmes avokatëve të saj e konfirmon një gjë të tillë. Prokuroria tregon se ekziston dyshimi i arsyeshëm, që bazohet në një set provash, 80 prova, të ndara në 12 volume.
Provohet rreziku për procedimin penal, prokuroria, në kërkesë, treguan qartazi se ekziston rreziku për prishjen e provave të procedimit penal. Pozicioni i saj si deputet i maxhorancës, ish zv kryeministër dhe ish ministër, lidhja e ngushtë me një numër të ministrave aktualë apo funksionarë të administratës publike, është tregues i lidhjeve të saj për të ndikuar në cilësinë e provave.
Për më tepër, gjatë mbledhjes së 23 shkurtit, prokurorët paraqitën provat se deputetja Balluku është përpjekur të ushtrojë presion mbi dëshmitarët përmes dy formave, të fortëve, për të cilët Prokuroria deklaroi se po verifikohet nëse janë të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar. Përmes zyrtarëve publikë, pjesë e kabinetit të saj, që ose kanë shantazhuar për shkarkimin nga puna të familjarëve, ose kanë ofruar para për ndryshimin e dëshmive.”, shtoi ai.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38