Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: 18 dhjetori është Kuvendi i burokracisë, Berisha figura e vetme që do të zhbëjë situatën e krijuar në PD

Bylykbashi: 18 dhjetori është Kuvendi i burokracisë, Berisha

Dy kuvendet e PD, përkatësisht ai i 11 dhjetorit i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha dhe ai i 18 dhjetorit nga kreu i PD, Lulzim Basha është fokusi i bisedës në emisionin ‘Politiko’ në Top News.

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi thotë se Kuvendi i 18 dhjetorit është kuvendi i burokracisë, ndërsa e cilëson ish liderin e PD, Berisha si figura që do të zhbëjë situatën e krijuar në PD.

Bylykbashi: Me 11 dhjetor mblidhet për rithemelimi i PD. Mblidhet kuvendi i demokratëve. Ai i 18 është kuvendi i burokracisë. Partia është statut dhe funksionon nga rregullat.

I kam thënë mos digj mandatet, mos kërcëno me prishje zgjedhjesh në formë dialogu, kritika dhe përplasje. Në fund fare pasi erdhi pika që nuk mundte më arritëm në debatin që jemi. Kjo është ceshtje e demokratëve, Vendimet e Bashës çuan në dështim të madh.

Jo se Rama nuk bëri blerje votash por pamundësia e Bashës për ta çuar PD dhe koalicionin në fitore, duke i bërë gropën shanseve.

Pse pritet Berishën për ta bërë këtë që po bëhet?

Është koincidencë në kohë, reagimi ynë lidhet me vendimin që çoi në thyerje të kupës, jo mbushje të kupës. Paralajmërimi ishte i qartë për Bashën. Ai bëri dicka që nuk i është kërkuar.

Berisha është figura e vetme që të zhbëjë situatën e krijuar. Debati i hapur në PD është nevoja therëse për demokraci të brendshme, duke ia pakësuar pushtetin kryetarit, duke i dhënë instrumente bazës, të kundërtën e asaj që thotë Basha. Nuk fiton zgjedhje duke u zvogëluar.

 E sheh kuvendin si tufë me noterë që vë vula. Çadra e 2017 ishte momenti kur ra partia.

 

Të fundit