All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Bylykbashi akuza Ramës: Jeni kthyer në qeverisje me kontrata

All - Paragraf - 1

Bylykbashi akuza Ramës: Jeni kthyer në qeverisje me kontrata

Në seancën plenare të së enjtes, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, akuzoi qeverinë Rama për krijimin e një modeli të konsoliduar korrupsioni dhe për kapjen totale të shtetit përmes skemave të koncesioneve dhe PPP-ve.

All - Paragraf - 3

Bylykbashi tha se Shqipëria po përballet me një “sistem të mirëorganizuar shpërdorimi të fondeve publike”, ku buxheti i shtetit po shndërrohet në një burim fitimesh për interesa private, ndërsa qytetarët po largohen masivisht për shkak të mungesës së shpresës.

"Nuk ka njeri që nuk bie dakord që minimumi i korrupsionit është 20 deri në 30%. Bëni llogarinë e buxhetit të shtetit, merrni vetëm investimet, aplikojeni këtë 30% dhe kuptoni se po flasim për qindra miliona euro korrupsion në vit. Vetëm sa është hapur kutia e Pandorës me emrin Balluku. Dhe kjo ka një emër, ishte Edi Rama.

E dyta është shprindërimi. Prindërit po largojnë fëmijët e tyre. I largojnë për të studiuar se këtu nuk kanë shpresë, i largojnë për të punuar se këtu nuk kanë punë. Prindërit nuk janë më prindër se i kanë larg fëmijët e tyre. Kjo nuk është histori opozitash, edhe votuesit tuaj i kanë fëmijët jashtë, larg.

E treta ishte privatizimi i shtetit dhe shtetëzimi i privatit. Urdhër 257 i nëntorit 2014, urdhëri i kryeministrit, për dhënien me koncesion të punëve dhe shërbimeve publike. Ministritë kanë detyrimin ta zbatojnë këtë urdhër. Nëntë ministri të përfshira, praktikisht gjithë shteti. Koncesion ose PPP për gjysmën apo më shumë të qeverisjes publike.

Kryeministri jep urdhër: çfarë ke në kompetencë, privatizoje. Kontrolli bazë mjekësor, shërbimi i dializës, furnizimi i instrumenteve kirurgjikale, urgjenca mjekësore, oksigjeni, laboratorët, administrimi i spitaleve, mbetjet spitalore, energjia, OSHEE-ja, siguria ushqimore, peshkimi, mbetjet, inertet, inceneratorët, lumenjtë, burimet ujore, pyjet, shërbimet sociale, punësimi, shkollat profesionale, turizmi, porti i Durrësit, strehimi, landfillet, rrugët, autostradat, kuponat fiskalë, kadastra fiskale, mbledhja e borxheve të vjetra. E gjithë lista me koncesion.

Ne kemi privatizimin e shtetit, por edhe shtetëzimin e privati. Kjo mënyrë qeverisjeje dhe centralizimi i pushtetit ka prodhuar këtë situatë. Shteti dhe privati po përdoren për të ushtruar presion, sepse nuk kanë ku të shkojnë tjetër. Piramida e përqendrimit të pushtetit prodhon vetëm këtë situatë.

Ju e keni kthyer qeverisjen nga përgjegjshmëri me votë, në qeverisje me kod civil, me kontrata. Po kujt do t’i japin llogari deputetët dhe qeveria? Qeverisë apo privatit? Kjo është një logjikë kriminale, jo korruptive, për t'i grabitur buxhetin e shtetit shqiptar", deklaroi deputeti i PD.

Të fundit