Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: Asambleja e PPE miratoi rezolutën më të fortë në këtë forum

Bylykbashi: Asambleja e PPE miratoi rezolutën më të fortë

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi deklaron se në asamble u miratua rezoluta më e fortë e miratuar ndonjëherë nga PPE.

Bylykbashi , pjesë e delegacionit në asamblenë e partive popullore evropiane tha në News24, se ashtu siç është bërë e ditur, do të krijohet një mision faktmbledhës për të gjitha farsën elektorale të ndodhur më 11 maj.

“Ata e shprehën shqetësimin që çfarë ishin thënë, ishin bërë. Shitblerja e votës, përdorimi i shtetit, krimi i organizuar në blerje votash, të gjitha këto u futën në rezolutë. Ata miratuan një rezolutë që ishte më e fortë ndonjëherë e miratuar në këtë forum politik.

Do të organizojnë sa më shpejt një mision fakt mbledhës për të ardhur në Shqipëri, pikërisht për shqetësimet që ata vetë ngritën. Ky mision lidhet edhe me raportin përfundimtar të ODIHR, por edhe me proceset e ankimeve që janë bërë për zgjedhjet e 11 majit”, tha Oerd Bylykbashi. 

 

 

Të fundit