Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi del nga SPAK: Isha në cilësinë e një prej kallëzuesve të “Eco Park”

Bylykbashi del nga SPAK: Isha në cilësinë e një prej

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka dalë nga Prokuroria e Posaçme, dy orë pasi u paraqit në ambientet e saj.

Për mediat, Bylykbashi tregoi se ishte thirrur në cilësinë e një prej kallëzuesve të “Eco Park”.

Demokrati tha se denoncimi është bërë nga një grup deputetësh të PD, sipas së cilit, kompania në fjalë vodhi 12.5 mln euro, nga shuma totale e kontraktuar.

“Unë sot isha në cilësinë e një prej kallëzuesve të deputetëve të PD, në lidhje me aferën e Eco Parkut. Është një kallëzim i bërë në mars 2024 dhe që është bashkuar dhe me një procedim që ka nisur kryesisht nga SPAK. Unë jam një nga kallëzuesit. Një kallëzim i bazuar ne hetimet e ekspertëve anti korrupsion dhe ligjor të PD.

Kallëzimi është publik, ne kemi bërë një konference, e kemi denoncuar si një aferë korruptive, ku është kontraktuar për 19 mln euro, diçka që më pas një kompani që është e lidhur me kompaninë e inceneratorëve, e ka bërë për 6.5 mln euro, dmth 12.5 mln euro janë vjedhur. Në raport është më keq sesa tuneli i Llogarasë. Mbi bazën e atij kallëzimi dhe sot isha në këtë cilësi.

Dua të respektoj sekretin e veprimeve hetimore. Kallëzimi është i deputetëve të grupit parlamentar. Është një cështje që prek zonën zgjedhore bashkinë Durrës kam pasur interes”, deklaroi Bylykbashi.

Të fundit