Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: Demokracia në PD ka vdekur, më 11 dhjetor hapet rruga drejt fitores

Bylykbashi: Demokracia në PD ka vdekur, më 11 dhjetor hapet rruga

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi deklaron se demokracia e brendshme në PD ka vdekur teksa ka komentuar krizën në parti.

I ftuar në RTV Ora, Bylykbashi thotë se më 11 dhjetor hapet rruga për një lidership të ri drejt fitores, gjë të cilin sipas tij nuk e bën vetëm Berisha.

Ai theksoi se Basha e ka provuar se zgjedhjet nuk i fiton dot.

Demokracia e brendshme në PD ka vdekur dhe ne duhet ta rikthejmë. Nëse kostoja është që të largohet kryetari i partisë, le të largohet. Është parashikuar në statut që të ketë edhe fraksione dhe të rikthehet fuqishëm kur tu mbushi mendjen njerëzve që vlen.

PD nuk ka mundësinë që të humbasë njerëzit. Kjo nuk do të thotë se eksperienca dhe kontributet nuk vlejnë. Çështjen non grata Berisha e ka çuar në gjykatë dhe ka vendosur që të ndjekë vetë. Por pavarësisht kësaj anëtarët kanë thirrur kuvendin duke ia marrë Lulzim Bashës.

Me 11 dhjetor hapet rruga për një lidership të ri drejt fitores. Nuk e bën vetëm Berishën partinë, edhe pse di mirë. Ka përgjegjësinë që nuk e bëri ashtu sikurse duhej, edhe pse e ka çuar në fitore. Sigurisht që ka humbur. Ai ka folur dhe ka përgjegjësinë që të bëjë atë që ka thënë.

I vetëm nuk e bën dot. Lidershipi i ri do të prodhojë në të ardhmen mekanizmin që do të fitojmë zgjedhjen, sepse po vazhduam kështu, me kryesimin e Bashës, ne i humbim zgjedhjet e ardhshme. Basha e ka provuar se nuk i fiton dot zgjedhjet.”, tha Bylykbashi.

Të fundit