Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: Grupi i Alibeajt nuk ka dashur marrëveshje

Bylykbashi: Grupi i Alibeajt nuk ka dashur marrëveshje

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka folur rreth dështimit të negociatave për zgjedhjet vendore mes dy palëve.

I ftuar në Syri Tv, Bylykbashi u shpreh se prishja e negociatës ishte e qëllimshme. Deputeti tha se grupi i Alibeajt nuk ka dashur të arrihet një marrëveshje mes palëve për të dalë me një kandidat të përbashkët. 

“Teksti i shpërndarë, ai 6 pika ishte për të thënë se ne nuk e duam një marrëveshje, për ta thënë haptas. Nxjerrja e tekstit në media. U prish ajo negociatë, ishte e qëllimshme për të konsoliduar një qëndrim. Mesa duket plani ‘b’, që nëse nuk ka një marrëveshje kemi një plan ‘b’. Pra siç duket, plani ‘b’ i tyre ka qenë në fakt plani ‘a’. Mund të lexohet edhe sikur, na u desh të ndërtonim një platformë për të justifikuar këtë dalje”, tha Bylykbashi.

Të fundit