Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: Sulmi ndaj Berishës ishte i organizuar. Ramës i duhej një personazh si autori

Bylykbashi: Sulmi ndaj Berishës ishte i organizuar. Ramës i duhej

Nënkryetar i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha një ditë pas sulmit fizik ndaj kreut të PD, Sali Berisha në protestë, se jo vetëm mendon që sulmi ndaj kryedemokratit ishte i organizuar, por pas pamjeve që kanë qarkulluar në media, është dhe më i përforcuar.

“Është rasti tipik. Edi Ramës i duhej dje që ky personazh i cili sigurisht është personazh, ka qenë në sferën e atyre që policia i kishte si kontaktin e vet, sigurisht që do të jetë e zorshme që të gjeni një oficer policie ta ketë bërë këtë, por persona të tjerë e kanë çuar deri aty,” – u shpreh Bylykbashi në emisionin “Now me Erla Mëhillin”.

Sipas tij, nga shteti do të dalin informacione se ka probleme mendore, ekonomike, apo dhe se është kundër patronazhistëve.

 

 

Të fundit