Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi i sigurt: Në Kuvendin e 11 dhjetorit do shkarkohet Lulzim Basha

Bylykbashi i sigurt: Në Kuvendin e 11 dhjetorit do shkarkohet Lulzim Basha

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi është shprehur i sigurt se në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit do të shkarkohet kryetari i PD, Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Bylykbashi thekson se më 11 dhjetor do të ndryshojë statuti, pasi të jetë ngritur komisioni i verifikimit të të firmave për kuorumin.

Kuvendi Kombëtar veprimin e parë që bën ngreh komisionin e vet dhe verifikon format se i verifikon për veten e vet, sepse kryetari mund të jetë në konflikt interesi, është kryetari për tu shkarkuar. Pasi verifikohet kuorumi merren vendimet, do ndryshohet statuti dhe gjëja me e sigurt fare është që Lulzim Basha do të shkarkohet. Më pas Kuvendi merr masa për të zgjidhur të gjitha çështjet”,-tha Bylykbashi

Të fundit