Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Bylykbashi: Jam nga më kritikët për vendimet e PD-së, por kjo analizë nuk bëhet tani
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se ai është një nga zërat më kritik në lidhje me vendimet e marra nga Partia Demokratike, duke iu referuar djegies së mandateve, si dhe bojkotit të zgjedhjeve lokale, por i diskuton brenda partisë.
Megjithatë, Bylykbashi theksoi se tani nuk është momenti që të bëhet kjo analizë, por të faktohet ajo që ka ndodhur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ku PD pretendon se ka patur parregullsi dhe shkelje të Kodit Zgjedhor dhe kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit.
“Unë jam një nga individët më kritikë për shumë nga vendimet që janë marrë, por jam luajal gjithashtu. Shqetësimet i ngre brenda partisë, i diskutoj brenda dhe zbatojë edhe vendimet e partisë, duke nisur me djegien e mandateve, mos-hyrja në zgjedhje, e të tjera me radhë. Kjo analizë nuk ndodh sot. Kjo analizë bëhet më mbrapa. Sot kemi për detyrë të faktojmë këto që kanë ndodhur që njerëzit të kuptojnë, a mos jemi në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, ku zgjedhjet nuk kanë më rëndësi në Shqipëri. Nëse arrijmë në këtë konkluzion kemi mbyllur punë me demokracinë” tha Bylykbashi në A2.