Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: Kuvendi Kombëtar mund të shkarkojë Bashën më 11 dhjetor

Bylykbashi: Kuvendi Kombëtar mund të shkarkojë Bashën

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi parashikon që kryedemokrati Lulzim Basha të shkarkohet në Kuvendin Kombëtar që pritet të mbahet në 11 dhjetor.

I ftuar në emisionin “Noë”, Bylykbashi thotë se sipas statutit, Kuvendi Kombëtar ka të drejtën të shkarkojë kryetarin e partisë, ndërsa shton se 4200 anëtarë të PD-së kanë përcaktuar agjendën dhe do të marrin në shqyrtim punën që ka bërë kryetari i partisë më datë 11 dhjetor.

Ne kemi dy kuvendi të thirrura. Një është kuvendi që thërrasin anëtarët dhe një kryetari. Mirëpo, kryetari nuk mund të pozicionohet kundër anëtarësisë, madje është kryeshërbëtori dhe duhet të ulë kokën para saj”, u shpreh Bylykbashi.

Deputeti i PD-së tha se një pjesë e anëtarësisë së PD-së e ka thirrur kuvendin duke parë nevojën për ndryshime statutore, pasi pretendojnë se kryetari ka marrë të gjithë pushtetin e partisë.

“Politikisht kemi një kryetar partie që pavarësisht se humbet në zgjedhje autokratizon sjelljen e tij duke menduar se partia është një garnizon ushtarak”, tha Bylykbashi.

 

Të fundit