Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: Lulzim Basha po vriste Partinë Demokratike

Bylykbashi: Lulzim Basha po vriste Partinë Demokratike

Deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Oerd Bylykbashi tha se njohja e Kuvendit të 11 Dhjetorit nga gjykata, konfirmoi edhe njëherë shkarkimin e Lulzim Bashës.

I ftuar në Syri Tv, Bylykbashi u shpreh se shumica dërrmuese e elektoratit të PD votuan kundër Lulzim Bashës, në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit. Bylykbashi u shpreh se Basha po e vriste PD-në.

“Lulzim Basha u shkarkua nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe u ratifikua shkarkimi nga anëtarësia. Më 6 mars votuan shumica dërrmuese e elektoratit të PD kundër Bashës. Regjistrimi i 11 dhjetorit nga Gjykata konfirmoi shkarkimin e Lulzim Bashës. Lulzim Basha po vriste Partinë Demokratike në heshtje”, tha Bylykbashi.

Të fundit