Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: Marta Kos të tërhiqet nga deklarata për 11 Majin

Bylykbashi: Marta Kos të tërhiqet nga deklarata për 11 Majin

Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi ka kërkuar nga Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, të tërhiqet nga deklarata e bërë një ditë më parë për zgjedhjet e 11 Majit.

I ftuar në A2CNN, Bylkbashi tha ese raporti i ODIHR nuk citon zgjedhje të lira e të ndershme më 11 Maj.

“Nëse e ke lexuar raportin, të paktën pjesën e parë, ku e gjetë këtë të lira dhe të ndershme? Kështu që ajo që kërkoj politikisht është që duhet ta tërheqë atë deklaratë.

Nëse janë të lira e të ndershme përse po bëjmë reformë zgjedhore. Kjo është vetëm dëshira e saj për të mbajtur një pozicion që është i pajustifikueshëm”, tha Bylykbashi.

 

Të fundit