Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: Mazhoranca po zvarrit heqjen e imunitetit të Ballukut për të ndikuar hetimin e SPAK

Bylykbashi: Mazhoranca po zvarrit heqjen e imunitetit të Ballukut për

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi akuzoi mazhorancën se po zvarrit qëllimisht procedurat për heqjen e imunitetit të Belinda Balluku, duke i lënë hapësirë kohore që mund të ndikojë në procesin hetimor.

Në një lidhje direkte për “Task-Forcë” në SYRI TV, Bylykbashi tha se Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur me vonesë, pavarësisht se kërkesa e prokurorisë kishte mbërritur që në dhjetor.

Deputeti theksoi se vonesa mund t’i japë mundësi palës nën hetim të ketë hapësirë për të ndikuar në prova, ndërsa kërkoi transparencë dhe respektim të afateve procedurale.

Bylykbashi: Rasti i Ballukut është i veçantë. Është i veçantë se në qoftë se në raste të tjera ne kemi patur brenda dy deri në nëntë ditësh maksimumi, është hequr nga momenti i ardhjes së kërkesës deri në vendimin për heqjen e imunitetit, maksimumi kanë kaluar dy deri në nëntë ditë. Dhe, gjithashtu, atëherë, që atëherë prokuroria na bëri me dije që dëshmitarja, ishte dëshmitare, kjo e pandehura, deputetja, ministrja, zëvendëskryeministrja Balluku, kishte intimiduar dëshmitarë. Kjo dilte qartë edhe nga dokumentacioni që na kishin lënë, por pavarësisht kësaj, Edi Rama dha urdhrin e qartë, kryetari i Kuvendit nuk e bëri dysh dhe ne nuk e patëm mundësinë që ta bënim këtë debat.

Ishte mjaft interesante se si edhe avokati i zonjës Balluku tha që në një çështje të tillë edhe sekondat dhe minutat kanë shumë rëndësi. Po pavarësisht se edhe ai ishte i bindur për këtë gjë, mazhoranca i dha hapësirën e plotë që të krijojë të gjithë situatën, mundësisht për të ndotur dhe helmuar provat dhe për rrjedhojë dhe procesin penal. Ajo që ne, nëse do të kishit qenë në një lidhje publike, pra në një lidhje live me transmetim publik në mbledhjen e komisionit, ju do të dëgjonit se si Partia Socialiste kishte pyetje vetëm për prokurorinë. Nuk kishte fare pyetje për avokatët e zonjës Balluku. Dhe e gjithë përpjekja ishte të argumentonin se pse nuk duhet të hequr imuniteti. Ajo që bën përshtypje është që vetë mazhoranca, por edhe avokatët e zonjës Balluku, pranuan faktin që nuk ka gjurmë, të dhëna për ndjekje politike. Nëse është ky konkluzioni, pra dhe ata janë të bindur, këtu mbaron i gjithë ky diskutim.

 

Të fundit