Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi në 32-vjetorin e themelimit të PD: Rama ka shkelur vijën e kuqe, vota e lirë është zgjidhja

Bylykbashi në 32-vjetorin e themelimit të PD: Rama ka shkelur

Në kuadër të 32-vjetorit të themelimit, Partia Demokratike ka organizuar sot një ceremoni në Hotel ‘Rogner’ ku marrin pjesë deputetë, anëtarë të partisë, artistë, gazetarë e të tjerë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në fjalën e tij u ndal në tre momente.

Së pari, Bylykbashi solli në vëmendje Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit 2021, kur nënkryetari prezantoi statutin e ri të partisë të votuar nga rreth 5 mijë delegatë.

“Sot kam emocion po aq sa një vit më parë. Si sot një vit më parë pata nderin që para gati 5000 delegatëve të Kuvendit e mijëra antarëve të PD të prezantoj statutin e ri të saj. Emocionet që përjetova kur ngrita kokën dhe pashë atë spektakël demokracie nuk do t’i harroj kurrë. Para meje vibronte plot besim, shpresë e pasion, një nga aktet më lapidare të demokracisë, shfaqja më e madhe e demokracisë pas ngjarjeve epokale në Qytetin Studenti të dhjetorit 1990 e shkurtit 1991 që sollën pluralizmin dhe demokracinë, Rithemelimi i PD”, tha Bylykbashi.

Bylykbashi kujtoi po ashtu kujtoi edhe themelimin e PD 32 vite më parë, kohë kur ai ka qenë vetëm një gjimnazist.

“32 vite më parë unë kam qenë gjimnazist 16 vjeçar. Na erdhi lajmi se më 8 dhjetor ishin rebeluar studentët. Shkruam në tabelë “Solidarizohemi me studentët!” dhe ishim gjithë pasion e besim, por kishim zili shokët tanë që kishin filluar studimet universitare e na sillnin lajme nga Qyteti Studenti. Kur erdhi lajmi se ishte themeluar PD, ngazëllimi ishte I madh, por ndoshta nuk e kuptuam dimensionin plotë të atij akti”, u shpreh Bylykbashi.

Protesta e 6 dhjetorit përkon edhe me sumin ndaj krydemokratit Sali Berisha. Byykbashi teksa u ndal te protesta, nënvizoi tentativat e Ramës për të shtypur PD-në. Ai tha se akti i fundit i Ramës më 6 dhjetor ishte kundër çdo demokrati.

“Më 9 shtator 2021, akti i porositur për përjashtimin e Sali Berishës nuk shkaktoi thjesht valë shoku. Atë mbrëmje u vu në lëvizje sistemi imunitar i demokracisë. Foltorja sot ka hyrë në histori dhe në fjalorin politik si sinonim i demokracisë.

Edi Rama përdori policinë e gazin lotsjellës kundër PD, kundër jush. Po përdor padinë e paligjëshme që disa individë, që nuk duan të njohin votën e antarësisë dhe vullnetin e saj, ia kanë ngulur PD-së në trup. Po përdor gjykatën për të mbajtur peng regjistrimin në zgjedhje të PD dhe kandidatëve që u zgjodhën në primare nga 55.000 anëtarë dhe simpatizantë në një proces pa precedent.

Akti më I fundit, më 6 dhjetor nuk ishte sulm kundër Sali Berishës, por kundër PD, kundër çdo demokrati e kundër opozitës. Ishte agresion mbi PLURALIZMIN.

Më 6 dhjetor u kapërcye edhe vija e fundit e kuqe, ajo e pluralizmit. Sot nuk ka më vend për fjalë paralajmëruese, po për veprim. Edi Rama ndëshkohet për prekjen e zgjedhjeve që po vijnë dhe për sulmin ndaj pluralizmit!”, deklaroi nënkryetari i PD.

Të fundit