Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: Në zgjedhjet e 2023, PD do të marrë një rezultat shumë më të lartë se me Bashën

Bylykbashi: Në zgjedhjet e 2023, PD do të marrë një rezultat

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi shprehet si sigurt se në zgjedhjet e 2023-shit, PD do të ketë rezultat shumë herë më të lartë se me çfarë ka prodhuar Lulzim Basha deri më sot.

I ftuar në A2 CNN, Bylykbashi thotë se me rikthimin e Sali Berishës partia shkon drejt fitores.

Sa i përket liderit të ardhshëm të PD, Bylykbashi tha se Berisha ka treguar se e çon partinë drejt fitores. “Berisha ka kaluar disa teste me votë që nga momentin që është shpallur “non grata”.

Ne duhet të tregohemi të zgjuar të projektojmë lidershipin e PD-së në 15-20 vitet e ardhme. Në fund farë, Sali Berisha ka dhënë prova që është fitues. Ka bërë një proces që i ka bindur demokratët. Njerëzit besojnë se ky është një figurë që shkon drejt fitores”, tha Bylykbashi.

 

 

Të fundit